Simeone pas fitores ndaj Interit: Luajtëm një ndeshje të madhe
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Interit dhe kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Madrilenët mbrëmë eliminuan skuadrën “Nerazurre” (3-2), pas penalltive.
“Ishte një ndeshje e madhe. Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë. Ne luajtëm mirë dhe e merituam fitoren. Lojtarët dhe tifozët tonë meritojnë të festojnë”, ka thënë Simeone.
Kujtojmë se nesër në Nyon do të tërhiqet shorti për ndeshjet e çerekfinaleve në elitën e futbollit evropian.