Silvinjo nuk ka dyshime: Me Moldavinë, një finale që duhet fituar

Silvinjo nuk ka dyshime: Me Moldavinë, një finale që duhet fituar

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka dalë në një konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të sfidës së nesërme, atë me Moldavinë. E sheh si një finale që duhet fituar, por pa harruar cilësitë e kundërshtarit, që sipas tij është shumë fizik dhe që nuk ka pësuar humbje në shtëpi.

“Moldavia është një skuadër e fortë, fizike. Nuk ka pësuar humbje në shtëpi dhe të dy ekipet futen në fushë për fitore dhe jo për barazim. Nuk do të ketë ndryshim strategjie, ekip i fortë në lojën në ajër dhe goditje standarde. Por edhe ne jemi cilësor në fazën sulmuese. Duhet të kemi shumë kujdes ndaj kundërshtarit e dimë rëndësinë e këtij takimi. Jemi 100% të fokusuar vetëm te Moldavia dhe duhet fituar ky takim është një finale për ne që duhet fituara”.

“Puna në një Kombëtare është e vështirë, duhet të pres në momentin e fundit për të shpallur listën për shkak të dëmtimeve në momentin e fundit, siç na ndodhi me Ajetin që për fatin e keq nuk ja doli dhe morëm Mersinaj, por jemi të kënaqur se kemi grup të duhur, janë 60-70 % të grupit që kanë luajtur gjitha ndeshjet, jemi të kënaqur me ata që kemi. Në futboll të dyja skuadrat luajnë për të fituar barazimi do ishte thjesht një pasojë, ekipin tim e kam parë në formë të mirë, lojtarët punojnë me seriozitet, janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që asgjë nuk ka mbaruar”.

“Kujtoj marsin kur nisi fushata kulifikuese dhe isha i ndërgjegjeshmëm se është një grup i fortë. Objektivi ishte që të vinim në nëntor në këtë pikë ku jemi tani. Katër ekipe janë në garë për kualifikim. Avantazhi ynë është se jemi më mirë në rënditje dhe kemi shumë punë për të bërë akoma për të siguruar objektivin final. Nesër na pret një finale që duhet ta fitojmë” deklaroi Silvinjo.

Share This