Silva u tregon tifozëve se çfarë duhet të presin nga Broja
Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Fulham ka shpjeguar përpara gazetarëve atë çfarë pret nga Armando Broja.
Sipas vetë teknikut portugez, Broja pritet që të jetë sot në fushë që nga minuta e parë në takimin ku Fulham pret në “Craven Cotagge” ekipin e Bournemouth.
“Ai na jep diçka më shumë. Është një profil sulmuesi, të cilin nuk e kishim në ekip. Është më dinamik se Raul Himenez. Cilësitë e tij janë vrapi i fuqishëm dhe zgjuarsia për të sulmuar pas mbrojtësve”, tha Silva,
Mes të tjerash 46-vjeçari jep detaje edhe nga periudha e ambientimit të shqiptarit në klubin e tij të ri duke lënë të kuptohet se në “Stamford Bridge” nuk ka kaluar kohë të mira.
“Tani ai është në një vend të qetë. Duket se është i lumtur këtu dhe me ngadalë po adaptohet me mënyrën tonë të të luajturit”, tha Silva.