Silva: Kurrë s’kam menduar se do t’i fitojë gjashtë Premier League

Silva: Kurrë s’kam menduar se do t’i fitojë gjashtë Premier League

Mesfushori veteran Bernardo Silva ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me Manchester City-n, por ai insiston se nuk kërkon një destinacion të ri.

Asi portugez thotë se nuk ka besuar që brenda shtatë viteve do t’i fitojë gjashtë trofe të Premier League-s.

“Unë dëshiroja të fitoja një Premier League, dëshiroja të fitoja një Champions League, dëshiroja të fitoja një FA Cup,” tha Bernardo.

“Por kurrë nuk mendova se, brenda shtatë vjetëve, do të fitoja gjashtë Premier Leagues. Udhëtimi ka qenë thjesht i çmendur dhe shpresoj që të mos ndalohet këtu”, ka theksuar ai.

Bernardo ka luajtur 394 ndeshje për City në tetë sezona.

Share This