Silva i vendos ultimatum Barcelonës
Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka qenë prej kohësh në listën e ngushtë për Barcelonën, dhe portugezi është sërish i hapur për një largim këtë verë.
Paris Saint-Germain gjithashtu është lidhur me një lëvizje për portugezin, dhe mund të jetë një opsion për të.
Silva ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro në zgjatjen e kontratës që nënshkroi vitin e kaluar, duke e bërë atë “të përballueshëm” për klubet më të mira evropiane.
Silva gjithashtu thuhet se është i etur për një lëvizje te Barcelona, ku ai ka pyetur Joao Felix dhe Ilkay Gundogan për stilin e jetesës atje.
Megjithatë, sipas gazetës “Sport”, Silva dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet deri në fund të “Euro 2014”, pra më 14 korrik, në mënyrë që të shkojë në pushime pa i kushtuar kohë të ardhmes së tij.