Silva i bashkohet listës së të lënduarve te City

Silva i bashkohet listës së të lënduarve te City

Bernardo Silva mund të humbasë ndeshjet e ardhshme të Manchester Cityt pasi u lëndua në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdës, ka thënë të premten trajneri Pep Guardiola.

Silva u detyrua të largohej gjatë pjesës së parë të fitores 3-1 të Cityt ndaj skuadrës serbe në ndeshjen e parë të grupit të martën.

City tashmë është pa Kevin De Bruyne, Mateo Kovacic, John Stones dhe Jack Grealish dhe portugezi i është bashkuar kësaj liste.

“Është një lëndim që e mbanë atë jashtë deri në dhjetë ditë”, u ka thënë Guardiola gazetarëve përpara ndeshjes të së shtunës kundër Nottingham Forest.

Share This