Silva: Fundi i karrierës sime po vjen
Tridhjetë e nëntë vjet, por Thiago Silva është një nga futbollistët më të rëndësishme të Chelsea-s së Mauricio Pochettino.
Megjithatë, veterani brazilian e di që karriera e tij po shkon drejt fundit.
“Fundi i karrierës sime po vjen dhe nuk është një gjë e thjeshtë”, ka thënë Silva për mediet britanike.
“Duhet të vendos nëse do të ndalem apo do të vazhdoj të luajë. Nëse do të vazhdoja, ku do të shkoja të luaja. Kam familje, kam dy djem që luajnë për Chelsean. Për momentin jam duke menduar vetëm për të luajtur dhe për të shfrytëzuar maksimalisht këtë vit të fundit të kontratës sime me Chelsea, atëherë do të shohim”, ka theksuar ish-futbollisti i Milanit dhe PSG-së.