Siguroi finale e EFL Cup, Pochettino: Unë jam i dëshpëruar për të fituar një trofe në Angli!
Chelsea siguroi finalen e EFL Cup pas suksesit bindës në ndeshjen e kthimit 6-1 përballë Middlesbrough, duke përmbysur takimin e parë ku “Blutë” u mposhtën 1-0.
Pas këtij suksesi, Pochettino është tani një hap larg triumfit në tokën angleze, me argjentinasin që theksoi se është i “dëshpëruar” për të fituar një trofe në Angli pasi më parë humbi dy finale me Tottenham, në EFL Cup ndaj Chelsea-t dhe në Champions League ndaj Liverpool.
“Unë jam i dëshpëruar për të fituar një trofe këtu. Në një vit e gjysmë fitova tre trofe te Paris Saint-Germain dhe sigurisht që dua të fitoj edhe këtu. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne dhe kjo finale është shumë domethënëse. Këtë vit ne nuk ishim në Europë dhe objektivi primar ishte që në shkurt të zbarkonim në Wembley dhe ia dolëm. Kemi ndërtuar një skuadër pothuajse nga “zero”, por Chelsea është një klub me mentalitet fituesi dhe atmosfera është e mrekullueshme. Tashmë do të fokuesohemi te ndeshjet e radhës dhe natyrisht kur të vij momenti do të zbresim në Wembley vetëm për të fituar”, tha Pochettino.
Në këtë përballje u aktivizua edhe sulmuesi kuqezi Armando Broja, me 22-vjeçarin që ishte protagonist në dy golat e parë të londinezëve, teksa u zëvendësua në minutën e 65-të.