Sigal Prishtina thyen Pljevljasin në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina thyen Pljevljasin në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pljevljas me rezultat 107-82 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Kryeqytetasi e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 29-26, ndërsa edhe çereku i dytë u mbyll në favor të tyre me rezultat 22-14.

Gjendja nuk ndryshoi edhe në periudhën e tretë me prishtinasit që e fituan me shifrat 29-16 dhe në periodën e fundit 27-26, raporton KK.

Prishtina renditet në vendin e tretë me 5 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve, teksa Pljevlja në pozitën e fundit me katër sosh.

Share This