Sigal Prishtina sonte përballet me AEL Limassol në Ligën Ballkanike    

Sigal Prishtina sonte përballet me AEL Limassol në Ligën Ballkanike    

Sigal Prishtina rikthehet sonte në aksion.

Skuadra më e suksesshme në vendin tonë, do të përballet me skuadrën qipriotë AEL Limassol, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të Ligës Ballkanike.

Në këtë takim, me bilanc më të mirë hyjnë mysafirët që kanë katër fitore e një humbje.

Në krahun tjetër, prishtinasit kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje dhe prej tyre kanë dy fitore e një humbje.

Kujtojmë se AEL Limassol dy ditë më parë mundi Pejën në “Karagaçi”.

Ndeshja Sigal Prishtina-AEL Limassol luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në orën 20:30.

Share This