Sigal Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike, sfidon Lovçen 1947
Klubi më i madh në vendin tonë, Sigal Prishtina sonte rikthehet në garat e Ligës Ballkanike.
Kryeqytetasit do të përballen me ekipin KK Lovçen 1947, sfidë kjo që do të luhet në Mal të Zi.
Sigal Prishtina, e cila pak vite më parë e kishte fituar këtë ligë, synon t’i shkojë deri në fund kësaj ligë joshëse.
Ndeshja mes KK Lovçen 1947 dhe Sigal Prishtinës fillon në orën 18:00.