Sigal Prishtina në një finish dramatik mposht Trepçën
Sigal Prishtina ishte duke fituar thellë, por në fund fitoi me dy pikë dallim ndaj Trepçës, 67:65 (25:3, 14:17, 17:29, 11:16), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Sigal Prishtina e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme, ku dominoi tërësisht, derisa kampionët e Kosovës për dhjetë minuta shënuan vetëm tri pikë nga Drilon Hajrizi, derisa bardhekaltrit 25, duke e filluar sfidën për mrekulli. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 14:17, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:20.
Por, fituesit e Kupës, vazhduan rikthimin në pjesën e dytë, ku fituan çerekun e tretë, derisa ndeshje mjaft interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku mitrovicasit barazuan shifrat në 65:65, derisa Sigal Prishtina arriti të fitonte 67:65, me dy pikët në fund nga Rashid Mahalbasiq, nga gjuajtjet e lira.
Më i miri te vendasit ishte pikërisht Rashid Mahalbasiq me 13 pikë e 13 kërcime, derisa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë e 12 kërcime.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Mitrovicë. Skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në finale.