Sigal Prishtina mposht Trepçën në një superndeshje

Sigal Prishtina mposht Trepçën në një superndeshje

Në një super ndeshje të zhvilluar në Prishtinë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll ndaj Trepçës me rezultat 85:79 (20:16, 21:23, 22:20, 22:20).

Drama e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e kryeqytetasve.

Në Prishtinë u zhvillua një lojë tejet e barabartë ku herë njëra, herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.

Te vendasit u dalluan Rasid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime dhe Josh Nzeakor me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Michael Green III me 19 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Share This