Sigal Prishtina mposht Pejën
Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në derbin e javës së pestë të ProCredit Superligës.
Ndeshja është mbyllur me shifrat 78:67 (23:20, 20:17, 15:11, 20:19).
Dominimi i “bardhekaltërve” ka nisur nga fillimi, duke krijuar një epërsi prej dhjetë pikësh në çerekun e parë. Megjithatë, “verdhezinjtë” kanë reaguar dhe përfundimi i kësaj pjese ishte 23:20 për Prishtinën. Pejanët vazhduan me lojë të mirë, duke arritur ta përmbysin rezultatin në 25:30, por vendasit kanë rikuperuar dhe pjesa e parë ka përfunduar me avantazh prej 43:37 për Prishtinën.
Në pjesën e dytë, prishtinasit kanë shtuar epërsinë e tyre duke mos rrezikuar fitoren dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 78:67.
Më i miri te Sigal Prishtina ka qenë Damire Burns, i cili ka shënuar 23 pikë dhe ka arritur 22 kërcime, duke u ndihmuar nga Jalen Moore me 20 pikë dhe nëntë asistime.
Te Peja, Jasquez Yow ka shënuar 11 pikë dhe ka arritur 12 kërcime, ndërsa Shahada Wels dhe Darnell Cowart kanë kontribuar me 18 dhe 19 pikë përkatësisht.