Sigal Prishtina e demolon Lovçenin
Sigal Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën Ballkanike.
Skuadra me e suksesshme në vendin tonë, e ka demoluar Lovçenin nga Mali i Zi, me rezultat 96-65, të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sfidë të cilën keni mundur ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Basketbollistët e Sigal Prishtinës nga fillimi i ndeshjes e deri në sekondën e fundit të këtij dueli ishin më të mirë dhe vazhdimisht kishin epërsi të lartë në rezultat.
Me rezultatin 52-34 në favor të Sigal Prishtinës, skuadrat shkuan në pushim.
Basketbollistët e skuadrës sonë edhe në periudhën e tretë dhe të katërt vazhduan dominimin në parket, madje, krijuan edhe epërsinë prej 21 pikëve.
Përfundimisht Sigal Prishtina mposht bindshëm dhe lehtë skuadrën malazez, Lovçen, me rezultat 96-65.