Sigal Prishtina apo Vëllaznimi në gjysmëfinale?

Sigal Prishtina apo Vëllaznimi në gjysmëfinale?

Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit do të përcaktojë skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfidën e parë e fituan bardhekaltrit 72:64, derisa në takimin e dytë fituan kuqezinjtë me rezultat 66:65.

Përballja e sotme është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, që përfundoi garat e para me 25 fitore e tri humbje, duke pasur edhe epërsinë e terrenit vendas, kurse sfida tjetër gjysmëfinale është Peja-Golden Eagle Ylli.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa në finale, skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.

Share This