Si mund t’u besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se si mund t’u besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër.
“Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka thënë se prandaj, qytetarët do ta bëjnë diferencën edhe më 9 shkurt, duke i çliruar institucionet nga kapelat e zeza. “Ata duan qeverisje të hapur, transparente, llogaridhënëse e me perspektivë”, ka shkruar Tahiri.