Si ka mundësi që Bellingham shënon kaq shumë te Reali?! Përgjigjen e jep Henry

Si ka mundësi që Bellingham shënon kaq shumë te Reali?! Përgjigjen e jep Henry

Jude Bellingham u transferua te Real Madrid nga Borussia Dortmund për shifrën e 100 milionë eurove.

Në këto ndeshje të para me fanellën e “Los Blancos”, talenti britanik ka justifikuar çdo milionë të shpenzuar duke shënuar me shumicë, edhe pse roli i tij në fushë nuk është ai i sulmuesit.

Por, kush është sekreti që Bellingham shënon me kaq shumë vazhdimësi? Përgjigjen e jep një si Thierry Henry. Francezi që ka qenë një njohës i mirë i portës, shprehet se te Reali, Bellingham përfiton shumë nga hapësira që krijojnë sulmuesit.

“Bellingham është një lojtar që funksionon me instikt, nuk mund ta kufizosh një futbollist të tillë. Duhet ta lejosh që në fushë të shprehet lirshëm, por edhe duke ruajtur ekulibrat. Te Reali ekuilibrat funksionojnë shumë mirë, kjo është edhe arsyeja pse ai është përshtatur aq mirë. Tre mesfushorët i krijojnë shumë siguri Bellingham dhe në këtë formë ai shfrytëzon në maksimum hapësirat që krijojnë sulmuesit”, u shpreh Henry.

Share This