Shuhet legjenda e volejbollit shqiptar
Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar.
Homazhet do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.
Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.