Shuhet legjenda e Manchester Unitedit

Shuhet legjenda e Manchester Unitedit

Ikona e Manchester Unitedit, Bobby Charlton ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.

Bobby, i cili në vitin 1968 kishte fituar Kupën Evropiane si dhe tre trofe të elitës angleze, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të “Djajve të Kuq”.

Charlton kishte zhvilluar 758 ndeshje derisa kishte shënuar 249 gola.

Ai me “Tre Luanët” kishte fituar titullin e botës në vitin 1966, derisa kishte zhvilluar 106 dhe kishte shënuar 49 gola.

Familja Charlton përmes një njoftimi, ka njoftuar për vdekjen e legjendës së Manchester Unitedit.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se Sir Bobby ndërroi jetë paqësisht në orët e para të mëngjesit të së shtunës”, thuhet në njoftimin e familjes Charlton.

Share This