Shtiu me armë në ajër gjatë dasmës, arrestohet babai i dhëndrit

Shtiu me armë në ajër gjatë dasmës, arrestohet babai i dhëndrit

Mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës, gjatë ahengut familjar në një shtëpi – festës së martesës, pati të shtëna me armë zjarri në ajër.

Lexuesit e KlanKosova.tv tregojnë se pas kësaj, në familjen në fjalë kanë shkuar organet e rendit, të cilët kanë gjetur disa gëzhoja dhe konfiskuan armë. Po ashtu në stacion kanë shoqëruar pronarin e shtëpisë, gjegjësisht babanë e dhëndrit që po martohej.

Këto informacione i konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se patrulla policore te i dyshuari ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë: armë automatike AK-47 dhe një pistoletë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Share This