Shteti shqiptar nuk po e respekton Kombëtaren e Kosovës, vazhdon t’ja vjedhë talentet e saj

Shteti shqiptar nuk po e respekton Kombëtaren e Kosovës, vazhdon t’ja vjedhë talentet e saj

Në kohën kur Kombëtarja e  Kosova ka nevojë më së shumti nga shteti shqiptar, ose më mirë të thuhet në kohën kur Kosova e meriton t’i kthehet e mira që i ka bërë Kombëtares së Shqipërisë në kohën më të vështirë të saj, kuqezinjtë po e luajnë një lojë të dyfishtë.

Vazhdojnë të peshkojnë tek talentet e Kosovës dhe duke i joshur në mënyra të ndryshme po i vjedhin ata. Kosova është ndërtuar me shumë sakrificë e mund dhe nuk e meriton këtë tretman.

Rasti i fundit, ky e Etnik Brrutin kur Kosova e ndërtoi dhe e nxjerri në sipërfaqe, tregon mosrespekt.

Brruti ishte kaptën te Kosovë U21, dhe kandidat potencial për t’ju bashkuar ekipit të parë, ai mori një ofertë nga Shqipëri dhe vendosi t’i bashkohet.

Gjithsesi, një pjesë e madhe e fajit është edhe e vet futbollistit apo e menaxherit që për interesa të vogla personale vendosin të largohen, duke ia kthyer shpinën një vendi që e ngriti dhe dha gjithçka për të.

Nuk është hera e parë që Shqipëri luan me karta të tilla dhe i joshë talentet e Kosovës. Edhe në të kaluarën lojtarëve nga Kosova i është premtuar madje  edhe shiriti i kapitenit vetëm t’i bashkohen Shqipërisë. Mirëpo, një lojtar që e ka në zemër fanellën dardane ai nuk guxon ta braktisë për asnjë çmim. Asnjë nuk është më me vlerës se Kosova dhe asgjë nuk duhet joshur për t’i dhënë dardaneve JO, ekip ky që u ndërtua me shumë sakrificë e gjak.

Share This