Shtatë të vrarë, përfshirë fëmijë, në sulmet izraelite në Libanin jugor
Shtatë persona, përfshirë një fëmijë u vranë sot në sulmet izraelite në Libanin jugor, thanë mediat shtetërore dhe burimet libaneze të sigurisë.
“Shumica e të vrarëve ishin luftëtarë të Hezbollahut”, sipas burimeve të sigurisë libaneze dhe të Hezbollahut.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha më herët se një dron izraelit kishte goditur një shtëpi në qytetin Aita al-Jabal me dy raketa, duke vrarë dy persona, përfshirë një fëmijë 7-vjeçar.
“Një sulm i mëparshëm izraelit në qytetin Tayer Harfa vrau tre persona”, tha Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Ndërkohë, burimet e sigurisë thanë se dy anëtarë të Hezbollahut u vranë gjithashtu sot në mbrëmje, një në Aitroun dhe një tjetër në Mais al Jabal.
Ushtria izraelite konfirmoi të gjitha sulmet dhe Hezbollahu konfirmoi numrin e të vdekurve midis luftëtarëve të saj.
Ushtria izraelite tha se gjatë orëve të fundit, një numër predhash të lëshuara nga territori libanez ishin identifikuar duke kaluar në Izraelin verior.
Ata shtuan se shumica e predhave kishin rënë në zona të hapura në Galilenë e Epërme dhe nuk ishin raportuar viktima.
Ushtria izraelite tha se kishte “eliminuar terroristët e Hezbollahut” në vende të ndryshme në Libanin jugor.
Hezbollah tha se kishte në shënjestër pajisjet e vëzhgimit në bazën ajrore Meron në veri të Izraelit, në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor. Grupi tha se ata lëshuan gjithashtu një breshëri raketash në veri të Izraelit.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, ka pasur konfrontime të përditshme ushtarake midis ushtrisë izraelite dhe milicisë së Hezbollahut në Liban dhe grupeve të tjera në zonën kufitare midis vendeve.
Ka pasur vdekje nga të dyja palët – shumica prej tyre anëtarë të Hezbollahut. /atsh/