Shtatë të arrestuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë

Shtatë të arrestuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë

Shtatë persona janë arrestuar në Pejë, si të dyshuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga prokurorja Valbona Haxhosaj.

“Për momentin janë duke u intervistuar. Nuk dihet ende se kush do të ndalohet nga ta. Nuk është marrë ndonjë vendim. Po presim”, tha ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Përmes një videoje ai bëri të ditur se në mes e të arrestuarve janë edhe zyrtarë që kanë punuar me patentë-shofer në Pejë.

Share This