Shtatë klube licencohen për garat evropiane
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25 të garave të UEFA-s.
Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar 7 klube nga Superliga e meshkujve dhe 1 klub nga Superliga e femrave.
Nga 8 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 7 prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar.
Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani; FC Drita; FC Llapi; FC Malisheva; FC Prishtina; SC Gjilani; KFF Mitrovica.
Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini.