
Shtatë boksierë përfaqësojnë Kosovën në ‘Vllaznia 2025’
Kombëtarja e Kosovës në boks, do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar memorial ‘Vllaznia 2025’ që mbahet në Shkodër nga 5 qershori e që zgjatë katër ditë.
“Kosova do të përfaqësohet me shtatë boksierë: 55kg.Bashkim Bajoku, 60kg.Lumturim Xhoxhaj, 60kg.Luar Aliu, 65kg.Rexhep Morina, 70kg.Loris Idrizi, 75kg.Jozef Rrasi, 80kg.Planet Berisha”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Sipas njoftimit nga FBoxK trajner do të jetë Nazmi Halili. Ky turne pritet të sjellë konkurrencën të fortë.