Shqipërinë e ndan një pikë nga “Gjermani 2024”

Shqipërinë e ndan një pikë nga “Gjermani 2024”

Vetëm njëra prej katër pretendeteve për të kaluar për në finalet e “Gjermani 2024” në Grupin E duket se ka rrugën e hapur.

Shqipëria e Silvinjso është e vetmja prej katër skuadrave ende në lojë për një vend në Europian është thuajse e kualifikuar.

Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipërinë kalon nga Moldavia. Nëse Shqipëria fiton ose barazon me Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar zyrtarisht. Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj. Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë. Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë.

Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime.

Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy duelet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Çeki-Moldavi, Poloni-Çeki të dalin barazim. Në ndeshjet direkte, Shqipëria do të dilte fituese.

NDESHJET E MBETURA, GRUPI E

MOLDAVI-SHQIPËRI

POLONI-ÇEKI

ÇEKI-MOLDAVI

SHQIPËRI-ISHUJT FAROE

Share This