Shqipëria zhvillon seancën e fundit në “Air Albania”, nesër niset drejt Moldavisë
Shqipëria po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionat Evropian.
Sfida e radhës e “kuqezinjve” është Moldavia, me të cilën përballen të premten, shkruan lajmi.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Air Albania” dhe ata do të udhëtojnë paraditen e nesërme drejt Moldavisë.
Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Sylvinho u stërvitën në stadium.
Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.
Kombëtarja ndeshjen e fundi të këtij muaji e ka kundër Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë.
Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit, atë kundër Moldavisë në udhëtim dhe Ishujve Faroe në shtëpi, për të siguruar plasmanin në Evropian që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.