Shqipëria turistike, me rritjen më të madhe në Evropë. 86 % më shumë fluks në 6-mujorin e parë të 2024
Në 6 mujorin e parë të 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë.
Sipas klasifikimit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve Shqipëria ka një rritje me 86 % në Evropë të fluksit të hyrjeve të turistëve.
Vetëm kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një histori suksesi për Shqipërinë.
“Ja dhe klasifikimi i Komisionit Evropian të Udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.
Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimeve udhëtimet ndërkombëtare gjatë 6 mujorit të parë të 2024 kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me 2023. Krahasuar me nivelet para pandemisë, rritjet janë përkatësisht 6% dhe 7%.
Destinacionet e Evropës Jugore kanë nxitur rritjen e turizmit evropian dhe mbeten vazhdimisht të njohura për kushtet e tyre të favorshme klimatike në prag të sezonit të verës, si dhe kostot, e cila mbetet një shtytës kryesor për turistët.
Ngjashëm me tremujorin e kaluar, Shqipëria (86%), Serbia (+40%), Malta (+37%), Bullgaria (+29%), Portugalia (+26%) dhe Turqia (+22%) shënuan rritjen më të lartë në ardhjet e huaja, ndërsa tre vende baltike, Lituania (-15%), Estonia (-16%) dhe Letonia (-24%) shënuan rënie.