Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit.
Ajo pret që fluksi i turistëve të huaj të rritet, ndërsa pranon se vendi nuk ishte i përgatitur që të përballonte bumin turistik që përjetoi në dy vjetët e fundit.
Thotë se qëllimi është turizmi elitar, por paralajmëron lajme të mira edhe për ata që kërkojnë më shumë hapësira publike në bregdet.
Si problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje për t’u përballur me fluksin në rritje të turizmit, Kumbaro përmend menaxhimin e mbetjeve dhe transportin publik.