“Shqipëria, një kombëtare me 10 flamuj”, spanjollët analizojnë kuqezinjtë
E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan për një detaj shumë interesant në lidhje me Shqipërinë, kundërshtarin e radhës së Spanjës në Euro 2024.
“Marca” thekson se kombëtarja shqiptare përbëhet nga lojtarë që kanë lindur në vende të ndryshme.
26 lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo kanë lindur në 9 shtete të ndryshme: Shqipëri (8 lojtarë), Zvicër (5), Maqedoni të Veriut (3), Kosovë (3), Gjermani (2), Greqi (2), Itali (1), Angli(1) dhe Spanjë (1).