Shqipëria mund të marrë pjesë në një turne me Algjerinë, Afrikën e Jugut dhe Bolivinë
Kombëtarja e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një turne miqësor si pjesë e përgatitjeve të skuadrës kuqezi përpara finaleve të Euro 2024.
Lajmi qarkullon prej ditësh në Algjeri, ku përveç organizatorëve dhe skuadrës shqiptare do të marrin pjesë Afrika e Jugut dhe Bolivia.
Jo një apo dy ndeshje, por një turne të plotë miqësor, raportojnë mediat shqiptare.
Është ky një opsion për kombëtaren e Shqipërisë në përgatitjet e saj përpara finaleve të Euro 2024.
Bëhet fjalë për një turne që do të zhvillohet në Algjeri gjatë muajit mars, kur janë edhe datat e lira të FIFA.
Përveç organizatorëve, do të marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.
Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e zyrtarizojnë këtë pjesëmarrje të skuadrës kuqezi, por mediat algjeriane flasin me siguri për këtë turne.
Shqipëria është në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.