“Shqipëria më ka dashur më shumë se Kosova”, Adelina Ismajli e “ndez” FEST62
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismajli tash e një kohë është larguar nga skena muzikore.
Ajo për një kohë të gjatë është fokusuar në fushën e moderimit dhe kjo i ka shkuar shumë mirë.
Adelina Ismajli ka vendosur të bëjë një hap kthimi në muzikë në edicionin e 62-të të Festivalit të këngës në RTSH.
“Zemrën ta fal”, është kënga me të cilën Adelina Ismajli ka ndezur skenën e FEST62.
Energji, vokal shpërthyes dhe emocione, ishte e gjithë performanca e saj fantastike, e cila u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.
“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, tha Ismajli pas përformancës së saj.
Adelina Ismajli ka thyer tabu në muzikën shqiptare në çdo përformancë të saj.