Shqipëria kualifikohet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”
Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar “biletën” për në Kampionatin Evropian “Euro 2024” pas barazimit me Moldavinë.
“Kuq e Zinjtë” ishin më të mirë nga minuta e parë, edhe pse Moldavia e fitoi një pikë me rezultat 1:1.
Shqipëria e nisi më mirë duke krijuar disa aksione dhe tentuar nga distanca me Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin.
Mirëpo, ishte Taulant Seferi që fitoi penallti pasi u faullua brenda zonës, e nga 11-metërshi realizoi Sokol Cikalleshi për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë.
Shqipëria ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, me Seferin që ishte afër ta dyfishonte epërsinë pas pasimit të Mirlind Dakut, mirëpo nuk mundi ta finalizojë, shkruan GazetaGoli.
Kur askush nuk e priste, Moldavia krijoi një aksion të shpejtë me Boboglo që barazoi rezultatin (87’).
Shqipëria tani ka 14 pikë që janë të mjaftueshme edhe zyrtarisht për të avancuar tutje, derisa Moldavia zë pozitën e tretë me 11 sosh./goli/