
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025 me `Zjerm`
Shkodra Elektronike u ngjit në skenën e gjysmëfinales së parë sonte në Bazel të Zvicrës, dhe pas një pritjeje të zjarrtë nga publiku, ata siguruan kalimin në finalen e madhe më 17 maj.
Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision 2025 nga grupi elektropop,”Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.
Dyshja e përbërë nga producenti Kolë Laca dhe këngëtarja Beatriçe Gjergji fitoi zemrat e publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës, duke siguruar kështu biletën për në skenën evropiane.
10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina, raporton rtk.