Shqipëria humbet nga Ukraina, bie në Ligën C
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Ukraina, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në ‘Air Albania’.
Kuqezinjtë dhe ukrainasit u përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.
Skuadra shqiptare pas kësaj disfatë bie në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Shqipëria e nis keq sfidën me ukrainasit dhe pas vetëm 10-të minutave pësoi dy gola. Fillimisht Zinchenko-s (5’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ukrainën në avantazh prej 0-1, derisa Yaremchuk (10’) dyfishoi avantazhin e skuadrës mike në 0-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, kuqezinjtë më të gjitha forcat e kërkuan rrugën e golit. Krejt çfarë bëri skuadra shqiptare ishte goli i Nedim Bajramit (75’) nga penalltia për rezultatin 1-2, rezultat edhe u mbyll kjo ndeshje.
Shqipëria e mbyll këtë cikël garash me humbje dhe tashmë bie në Ligën C në këtë ligë evropiane, kurse, Çekia kualifikohet si lidere e grupit, derisa Ukraina kualifikimin duhet ta kërkojë përmes play-off-it.