Shqipëria humb dy vende në renditjen e FIFA-s
Humbjet me Kilin dhe me Suedinë i kanë kushtuar Shqipërisë dy vende në renditjen mujore të FIFA-s.
Klasifikimi i publikuar vetëm pak çaste më parë rendit kuqezinjtë e Silvinjos në vendin e 66-të.
Momentalisht Shqipëria ka 1375.1 pikë ndërsa në muajin mars kishte 1382.69 pikë.
Sa i përket rivaleve të kuqezinjve në Grupin B në Euro 2024, Spanja renditet më mirë në vendin e tetë me 1727.5 pikë.
Në të 9-tin renditet Italia me 1724.6 pikë ndërsa në të dhjetin gjendet Kroacia me 1721.07 pikë.
Të tri rivalet e Shqipërisë në Euro 2024, mes dhjetë përfaqësueseve më të mira të planetit, kanë ruajtur vendin e mbajtur edhe gjatë muajit mars.