Shqipëria gati për “finalen” me Ukrainën

Shqipëria gati për “finalen” me Ukrainën

Kuqezinjtë do të luajnë sot në orën 20:45 ndeshjen më të rëndësishme në Nations League. Takimi, i cili do të mbahet në “Air Albania”, vlen shumë për fatet Ligës B Grupit 1.

Për Sylvinjon dhe të besuarit e tij do të jetë një duel ku do të kërkojnë fitoren për të shpresuar më pas te vendi i parë në grup ose tek “Play-Off” për të siguruar më pas edhe ngjitjen në Ligën A.

Sa i përket formacionit Silvinjo mund të mos ketë mundësi të mbështetet në shërbimet e Jasir Asanit, pasi mëngjarashi në duelin ndaj Çekisë u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 30-të. Ndërkohë lajm i mirë për brazilianin është rikthimi i Mirilind Dakut nga pezullimi.

Share This