Shqipëria, fitore e shumëfishtë
Cinikë, sigurisht por edhe të bukur për mënyrën se si interpretojnë futbollin anormal për këtë fanellë.
Rrallëherë më parë Kombëtarja Shqiptare kishte imponuar karakterin, forcën dhe rezultatin ndaj një kundërshtari të këtyrë përmasave duke e minimizuar Poloninë në dimensionin e një skuadre të dorës së tretë.
Vetëm një goditje në portë nga ana e skuadrës ë Fernando Santos që po përjeton orrë ferri në Varshavë ku është në luftë me mediat, drejtuesit e federatës dhe tifozët e ndoshta edhe me lojtarët. Të tillë hi la pas skuadra kuqezi edhe në Pragë ku papritur e panë veten të cënuar, ndërsa mbrëmja e Tiranës i vendosi kapakun bindjes së kjo Shqipëri nuk është rastësi.
Talenti i Asanit ishte aty, thjesht mjaftonte një Sylvinho për të hequr siguresën që shpërtheu fillimisht bombën me Moldavinë dhe të dielën atë më të madhen, jo në Naaagasaki por në zonën e kontrolluar nga Shezni që në fundin e pjesës së parë ia njohur meritat. Fitore shumëdimensionale, për vendin e parë sigurisht por edhe sukses që lotët e Dakut i ktheu në bindjen se kemi fituar një tjetër sulmues me peshë ndërsa me shijen e festës së datës 10 shtator kemi fatin të shkojmë edhe drejt finales së parë nga tre të fundit.
Në datën 12 tetor Shqipëria do të riniset nga kjo skuadër, pa pika referimi dhe liderë por nga ushtarët e bindur të një skuadre që nuk pretendon thjesht një europian por ka hapur një cikël që mund të synojë edhe Botërorin 2026.