“Shqipëria është afër”, Spalletti: Të nxitojmë, nuk kemi shumë kohë
Pasi fitoi 2-1 përballë Venezuelës falë dygolëshit të Reteguit, kombëtarja italiane do të tentojë një tjetër sukses në miqësoren e radhës.
Sonte përballë Ekuadorit (21:00) në “Red Bull Arena”, New Jersey.
Trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti pret më shumë nga djemtë e tij. Europiani është afër dhe 65-vjeçari kërkon që Italia të rrisë nivelin e performancës.
“Duhet të arrijmë një nivel më të lartë, dhe duhet ta bëjmë shpejt. Duhet të hedhim një hap para që të zhvillojmë një Europian në lartësinë e pritshmërive.
Ky është rrugëtimi që duhet të ndjekim. Por nuk jemi në një klub ku mund të shihemi çdo ditë me njëri-tjetrin, kështu që duhet të nxitojmë. Sepse nuk kemi shumë kohë në dispozicion”, theksoi Spalletti.
Italia është kundërshtari i parë i Shqipërisë në grupin B të Euro 2024. Skuadër me të cilin do të ndeshemi në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park”.
Kroacia dhe Spanja janë dy Kombëtaret e tjera të grupit më të vështirë dhe më të fortë në Gjermani 2024.