Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Anticikloni afrikan do të dobësohet gradualisht në fillimin e muajit gusht ku presim rënie të lehtë të temperaturave.

E Enjte 01 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      16/32°C

– Zonat e ulëta      20/38°C

– Zonat bregdetare 24/35°C

Kosova për dt. 01 Gusht 2024 do të ketë kthjellime.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –20°C në mëngjes deri në 34°C –36°C gradë Celsius në mesditë.

Share This