Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Anticikloni afrikan po domino sërish pellgun e Mesdheut ku presim temperature të larta në territorin e Shqipërisë .
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira kalimtare në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/35°C
– Zonat e ulëta 22/39°C
– Zonat bregdetare 24/37°C
Ndërkaq, Kosova për dt. 28 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –21°C në mëngjes deri në 34°C –37°C gradë Celsius në mesditë.