Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës deri mesatare. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe ato në jug vranësirat deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Diell pak re
Kukës 12/23 Diell pak re
Lezhë 14/29 Diell pak re
Dibër 11/24 Diell pak re
Durrës 13/29 Diell pak re
Tiranë 14/29 Diell pak re
Elbasan 14/30 Diell pak re
Berat 14/30 Diell pak re
Vlorë 15/28 Diell pak re
Korçë 9/23 Diell pak re shi
Gjirokastër 14/27 Diell pak re shi
Sarandë 14/28 Diell pak re
Share This