Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (23 maj) moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Vranësirat do të pasohen me reshje të izoluara me intensitet të ulët, kryesisht në relievet e larta kodrinore-malore të vendit gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 11 deri 23°C;

Në zonat e ulëta 12 deri 25°C;

Dhe në bregdet 16 deri 26°C.

Share This