
Shqipëri, parashikimi i motit
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të ditës si dhe alternime vranësirash pas orëve të mesditës deri pasdite vonë.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 10 m/s, e shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 6 deri 21°C;
Në zonat e ulëta 7 deri 29°C;
Në në bregdet 9 deri 27°C.