Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri në mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës të cilat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në jug.

Era do të fryjë me verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re
Kukës 7/16 Diell re
Lezhë 12/25 Diell re
Dibër 5/20 Diell re
Durrës 11/26 Diell re
Tiranë 12/28 Diell re
Elbasan 11/27 Diell re
Berat 8/26 Diell re
Vlorë 10/24 Diell re shi
Korçë 6/20 Diell re
Gjirokastër 6/26 Diell re shi
Sarandë 8/26 Diell re shi
Share This