Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim  me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. 

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell pak re
Kukës 9/26 Diell pak re
Lezhë 15/27 Diell pak re
Dibër 10/26 Diell pak re
Durrës 12/28 Diell pak re
Tiranë 16/29 Diell pak re
Elbasan 15/28 Diell pak re
Berat 12/28 Diell pak re
Vlorë 14/28 Diell pak re
Korçë 9/24 Diell  pak re
Gjirokastër 9/27 Diell  pak re
Sarandë 14/26 Diell  pak re
Share This