Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (2 maj) moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta mesatare, kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të Forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 9 deri 24°C;

Në zonat e ulëta 14 deri 30°C;

Dhe në bregdet 14 deri 29°C.

Share This