Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Pas orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryrë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re shi
Kukës 8/22 Diell re shi
Lezhë 13/26 Diell re shi
Dibër 7/22 Diell re shi
Durrës 11/25 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 8/26 Diell re shi
Berat 11/26 Diell re shi
Vlorë 12/22 Diell re shi
Korçë 7/18 Diell re shi
Gjirokastër 10/25 Diell re shi
Sarandë 11/24 Diell re shi
Share This