Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për një pjesë të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Në relievet malore, në lindje vranësirat hera-herës do të jenë mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/17 Diell pak re
Kukës 8/16 Diell pak re shi
Lezhë 6/18 Diell pak re
Dibër 5/13 Diell pak re shi
Durrës 7/22 Diell pak re
Tiranë 8/21 Diell pak re
Elbasan 6/20 Diell pak re
Berat 7/21 Diell pak re
Vlorë 7/21 Diell pak re
Korçë 3/14 Diell pak re shi
Gjirokastër 6/19 Diell pak re
Sarandë 6/19 Diell pak re
Share This